Bota

157 të vdekur dhe 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në Bejrut, qytetarët shpërthejnë ndaj qeverisë: Ne udhëhiqemi nga njerëz të paaftë. Si u parashikua ‘bumi’ në port

157 të vdekur dhe mijëra të plagosur në Bejrut. Ende nuk ka të një shkak për shpërthimin e ndodhur në depon e mbushur me nitrat natriumi. Ndërkohë disa zyrtarë janë prangosur dhe pritet dënimi i tyre me përfundimin e hetimeve.
Featured image of article: 157 të vdekur dhe 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në Bejrut, qytetarët shpërthejnë ndaj qeverisë: Ne udhëhiqemi nga njerëz të paaftë. Si u parashikua ‘bumi’ në port Shpërthimi në Bejrut

LIBAN– 157 viktima dhe mbi 5000 të plagosur, ky është bilanci i viktimave të shpërthimit të 2.7 mijë ton nitrat natriumi në Bejrun të Libisë. Edhe pse të tronditur nga shpërthimi dhe nga dëmet e shkaktuara, qytetarët nuk e kanë “ulur zërin” por kanë zgjedhur që të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë së vendit.

Qytetarët pretendojnë se është qeveria ajo që shkaktoi shpërthimin, për shkak të pakujdesisë. Sipas tyre, nga autoritetet përkatëse ka pasur paralajmërime të shumta lidhur me rrezikun që i kanosej vendit por zyrtarët kishin zgjedhur që ta anashkalonin çdo paralajmërim. 

Ditën e djeshme qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të portit janë në prangosur dhe janë vendosur në “arrest shtëpie” pasi po hetohen lidhur me rastin e anijes “Rhosus” me flamur moldav që solli në vend substancën e nitratit të amonit. “Rhosus” hyri në portin e Bejrutit pasi pësoi probleme teknike gjatë udhëtimit të tij nga Gjeorgjia për në Mozambik dhe më pas u braktis nga pronarët e saj për të “ngecur” prej vitesh aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në disa letra të publikuara nga mediat e huaja, përfaqësues nga dogana i kanë shkruar qeverisë të paktën 6 herë nga 2014 deri në 2017 duke kërkuar udhëzime se çfarë do të bënin me këtë sasinë e mbetur në vendin e tyre. Megjithatë mbetet ende mister se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Sipas autoriteteve vendase nuk përjashtohet as mundësia që të jenë një sulm terrorist, por deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër shpërthimin e ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

  • 17:12

    Shpërthimi tragjik/ Shkon në 157 numri i viktimave në kryeqytetin libanez

    Pamje pas shperthimit te fuqishem ne Bejrut

    Ka shkuar në 157 numri i viktimave në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dy ditë më parë. Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet vendase ndërsa numri i të plagosurëve raportohet të jetë më shumë se 5 mijë.  Zyrtarët vendas kanë deklaruar se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë pasi deri më tani kanë rezultuar shumë persona të zhdukur. “Pritet që numri i viktimave të rritet ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë për njerëzit e shpallur të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave pranë portit.”- thuhet në një njoftim zyrtar.

  • 13:28

    Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez, shkon në 137 numri i viktimave në Bejrut

    Pamjet nga Bejruti pas shperthimit te fuqishem.

    Kanë kaluar dy ditë që prej shpërthimit masiv në kryeqytetin libanez, ndërkohë që numri i viktimave vijon të rritet orë pas ore. Mësohet se deri më tani numri i viktima për shkak të shpërthimit tragjik në Bejrut ka arritur në 137, ndërsa raportohet për më shumë se 5 mijë banorë të plagosur. Ky lajm është bërë me dije nga ushtria libaneze, e cila është e përfshirë në hetimet dhe kontrollin e vendit që prej ditës së parë të shpërthimit tragjik.  Mirpo shpërthimi ishte ishte teje i fortë sa rrafshoi një qytet, ku një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha se dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur. “Ky numër nuk është përfundimtar.”-tha ai.

  • 12:31

    “Po bënte fotot e dasmës me fustan të bardhë”, Nusja në Liban tregon momentin e frikshëm të shpërthimit: Jemi akoma të shokuar

    Israa Selbani dhe bashkëshorti i saj Ahmad Subeih.

    Dy ditë më parë kryeqyteti libanez është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që u ka marrë jetën  të paktën 135 personave dhe ka lënë të plagosur mbi  5 mijë të tjerë. Ndërkohë kujtojmë se pas shpërthimit tragjik në rrjet u publikuan shumë foto e video  që tregonin çastet e tmerrit që kanë përjetuar banorët atje. E mes shumë shumë videove tronditëse në Bejrut, tërhoqi vëmendjen  edhe videoja e një nuseje që po realizonte setin fotografik për dasmën, video e cila u bë virale.  Gjatë momenteve kur 29-vjeçarja po pozonte e lumtur duke buzëqeshur ndodhi edhe shpërthimi i madh. Teksa kanë kaluar dy ditë nga momenti i tmerrshëm, 29-vjeçarja ka folur sesi e ka përjetuar momentin e shpërthimit.

    Israa Selbani dhe bashkëshorti i saj Ahmad Subeih.

    Ajo quhet Israa Selbani dhe punon si mjeke në ShBA, ndërsa i bashkëshorti i saj quhet Ahmad Subeih dhe është 34 vjeç, një biznesmen nga Bejruti. Të dy ishin në sheshin Saifi kur ndodhi shpërthimi që vrau së paku 135 njerëz.

  • 11:39

    Me VIDEO/ Mbytet anija e lundrimit në Bejrut, humbin jetën 2 persona dhe plagosen 11 të tjerë

    Anija

    Anija e lundrimit ‘Orient Queen’ në pronësi të biznesmenit libanez Mari Abu Merhi është mbytur pas shpërthimit të dy ditëve më pare që ndodhi në Beirut. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se si pasojë e mbytjes së anijes kanë humbur jetën dy persona ndërsa 11 anëtarë të anijes kanë pësuar lëndime. Mësohet se për shkak të shpërthimit  të fuqishëm që ndodhi pasditën e së martës anija nuk mundi të shëptonte.   ‘Për fat të keq anija e ankoruar në portin e Beirutit është dëmtuar keq dhe të gjitha përpjeket për ta shpëtuar ishin të kota. Ajo u mbyt në një nga ditët më të zeza në historinë e Libanit’ – shkruajnë mediat e huaja.Kroçiera ‘Orient Queen’ ishte ndërtuar në vitin 1989 dhe mund të strehonte deri në 370 pasagjerë.

  • 8:39

    Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Qytetarët shpërthejnë ndaj autoriteteve: Udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, kjo që bënë ishte krim

    Shpërthimi në Bejrut dhe shpëtimi i vajzës

    Njerëzit në Liban kanë shprehur zemërimin  ndaj qeverisë pasi sipas tyre shpërthimi që ndodhi në Bejrut pasditen e së martës ishte si pasojë e neglizhencës së autoriteteve. Kjo pasi organet përkatëse nuk e kishin siguruar nitratin e amoniumit që ruhej në depo. Ishte presidenti i vendit, Michel Aoun ai që ka njoftuar qytetarët se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Chadia Elmeouchi Noun, një banore e Bejrutit e cila ndodhet aktualisht në spital, tha: Ne udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, qeveria jokompetente.  Por unë po ju them diçka,  ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale.

     

  • 9:11

    A parashikua shpërthimi në Bejrut?! Publikohet video e frikshme nga “The Simpsons”, PAMJET po trondisin botën

    Shperthimi ne Beirut

    Shpërthimi në Bejrut që mori jetën e 135 personave dhe plagosi  mbi 4 mijë të tjerë është parashikuar! Sigurisht se askush tjetër përveçse në serialin “The Simpsons”.Në një video të publikuar disa kohë kohë më parë shihet  nintrati i natriumit në një depo e më  pas momenti i shpërthimit. Në fakt në videon e “The Simpsons” nuk jepet vendi se ku mund të ndodhë ngjarja por me shpërthimin e disa ditëve me parë, lidhet vetëm me tragjedinë e Bejrutit. Episodet e “The Simpsons” prej kohësh kanë marrë vëmendjen e pasi në episodet e tyre iu janë referuar gjërave që po ndodhin në botë, e veçanërisht në Amerikë, herë-herë madje e kishin parashikuar para se të ndodhte.

Shto Koment