Bota

Shpërthimi në Bejrut / Brenda 24 orëve 50 mijë njerëz firmosin peticionin për t’u vendosur nën kontrollin e Francës

Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë.
Featured image of article: Shpërthimi në Bejrut / Brenda 24 orëve 50 mijë njerëz firmosin peticionin për t’u vendosur nën kontrollin e Francës Emmanuel Macron

LIBAN- Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nwnshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut. Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë.

“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm vendi sapo ka arritur në frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën kontrollin e  Francës në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme “ thuhet në peticion

Ndërkohë në vend kanë nisur protestat antiqeveritare ku mësohet se mes protestuesve dhe oficerëve të vendit ka pasur dhe përleshje. Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron ditën e djeshme mbërriti në Bejrut për të parë situatën nga afër dhe për të treguar  mbështetjen e Francës për ish-koloninë e saj.

Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923. Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë. Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.

Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca. Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike.

Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.

Burimi: .euronews.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment