Bota

Shpërthimi në Bejrut, BE bën gati 33 milion € ndihmë emergjente për Libanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, telefonoi kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.
Featured image of article: Shpërthimi në Bejrut, BE bën gati 33 milion € ndihmë emergjente për Libanin Pamjet nga Bejruti pas shperthimit te fuqishem.

LIBAN- Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të jap 33 milionë euro për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit katastrofik që ndodhi më 4 gusht. Kjo shumë do  të bëjë të mundur mbulimin e nevojave të menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe spitaleve në kryeqytet.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, telefonoi kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare “të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne ju ftojmë të intensifikoni mbështetjen tuaj për Libanin, si për nevojat e menjëhershme, por edhe me qëllim të rindërtimit afatgjatë të vendit”, kanë shkruar udhëheqësit.

Bjeruti tashmë është  skatërruar pas shëprthimit të tmerrshëm që ndodhi në mesditën e së martës ku si psojë kanë humbur jetën 157 persona dhe janë plagosur mbi 5,000 mijë të tjerë.

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment