Aktualitet

Shpërthimi me tritol / Policia dhe Prokuroria mbledhin ‘forcat’ për të hetuar ngjarjen, kush e donte të vdekur Preng Gjinin… kamerat pikasën ‘të afërmin’ e fisit Reçi me kapele dhe rroba të zeza (DETAJET NGA MBLEDHJA)

VIDEO
Ky person, dyshohet se është i afërm i fisit Reçi. Ai ka qenë me një makinë dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes, ndërsa në momentin kur A-classi i Gjinit shpërtheu, ai ka qenë në këmbë dhe ka ikur me vrap. 
Featured image of article: Shpërthimi me tritol / Policia dhe Prokuroria mbledhin ‘forcat’ për të hetuar ngjarjen, kush e donte të vdekur Preng Gjinin… kamerat pikasën ‘të afërmin’ e fisit Reçi me kapele dhe rroba të zeza (DETAJET NGA MBLEDHJA) Grupi hetimor duke dale nga vendngjarja

TIRANË Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një takim për gati dy orë në Prokurorinë e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qendër të takimit ishte hetimi i atentatit që ndodhi disa ditë më parë në zonën e NSHRAKUT, ndaj Preng Gjinit, të cilit iu vu tritol në makinë dhe ngeli i gjymtuar. Një burim nga takimi, i tha Dosja.al se grupi hetimor ka pikasur një person të veshur me të zeza dhe me kapele, i cili ka lëvizur disa herë pranë mjetit që shpërtheu.

Ky person, dyshohet se është i afërm i fisit Reçi. Ai ka qenë me një makinë dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes, ndërsa në momentin kur A-classi i Gjinit shpërtheu, ai ka qenë në këmbë dhe ka ikur me vrap.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije, se ky person më herët ka pirë kafe në një nga lokalet pranë vendit të ngjarjes. Grupi hetimor ka analizuar 27 kamera sigurie të bizneseve pranë urës ku shpërtheu makina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetuesit dhe Policia kanë si pistë kryesore të hetimit, hakmarrjen për shkak të kalvarit të vrasjeve të familjes Gjini dhe asaj Reçi. (Lexo këtu historinë e plotë). Jo më larg se dje u morën në pyetje, 5 vëllezër të fisit Reçi, por ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë atentat.

Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur rëndë. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen. Fiset Gjini dhe Reçi kanë disa vite që janë në hakmarrje me njëri-tjetrin, dhe në total nga të dy familjet janë vrarë 5 persona.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment