Aktualitet

Shpërthimi me eksploziv në Elbasan, Policia: Ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, ka vetëm dëme materiale

Policia bën me dije se shpërthimi ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, që është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi.
Featured image of article: Shpërthimi me eksploziv në Elbasan, Policia: Ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, ka vetëm dëme materiale Policia e Elbasanit

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për shpërthimin me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit. Uniformat blu bëjnë me dije shpërthimi ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, që është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi.  Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, njofton Policia. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment