Bota

“Njerëzit vraponin të gjakosur”, Dëshmitë e banorëve pas shpërthimit masiv në Liban: Ballkonet u hodhën poshtë ndërtesave

Qytetarët kanë mbetur të shokuar për çfarë ka ndodhur ndërsa tregojnë sesi e përjetuan këtë shpërthim të frikshëm.
Featured image of article: “Njerëzit vraponin të gjakosur”, Dëshmitë e banorëve pas shpërthimit masiv në Liban: Ballkonet u hodhën poshtë ndërtesave Nje banor i lenduar nga shperthimi

LIBAN – Pasditen e sotme Libani është tronditur nga një shpërthim masiv pranë depove të portit në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur qindra të plagosur dhe raportohet për viktima. Ndërsa mediat vendase raportojnë edhe për një shpërthim të dytë i cili nuk është i konfirmuar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje qytetarët kanë mbetur të shokuar për çfarë ka ndodhur ndërsa tregojnë sesi e përjetuan këtë shpërthim të frikshëm.

“Pashë një zjarr dhe tym që ishte në qiellin e Bejrutit. Njerëzit ishin duke bërtitur dhe vrapuar, gjakosur. Janë shkatërruar xhami dhe ndërtesa të tëra. Një xhami e lartë u rrënua e ra në rrugë.”– thotë një dëshmitar.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se kishte një “numër shumë të madh” të të plagosurëve dhe të dëmtimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër dëshmitar u shpreh se ka parë tym dhe e gjithë zona thuajse u bë gri, ndërsa më pas dëgjoi një shpërthim e pa flakë.

“Ballkonet u hodhën poshtë ndërtesave. Xhami në ndërtesat e larta u shpartallua dhe ra në rrugë. Të gjitha dritaret e zonës në qendër të qytetit janë shkatërruar dhe ka njerëz të plagosur që ecin përreth. Është kaos i plotë”.- ka thënë një qytetar tjetër.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment