Politike

Shpërthimi i Ramës për gjyqtarët e prokurorët, Murrizi: Unë kisha ton më ulët se Aldo Bare (VD)

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi bëri me faj qeverinë dhe opozitën e bashkuar për anëtarët e zgjedhur për Vettinguin. 

TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama. Pas thumbit që kryeministri Rama i bëri nga foltorja për fjalimin e tij, Murrzi ka replikuar. 

Në fjalën e tij, Murrizi bëri me faj qeverinë dhe opozitën e bashkuar për anëtarët e zgjedhur për Vettinguin. 

Nga pjesa e fundit pashë që kisha ton të lartë por para tonit tënd kam qënë më ulët se ai kaloegu  Bare nga zëri. Sot Gjermani ka dhënë dy kushte; kap hajdutët në qeveri dhe lufto krimin. Vettingun e votuam ju do të thoni që do të sillni tjetër, për kë? Ata që bëjnë Vetting i keni votuar si aleancë për KÇK këtu. Ju i zgjodhët bashkë me ata të tjerët që ishin këtu. Tek ju e morën porosinë. Kush gjyqtar e prokuror ka lidhje në këtë sallë të na pyesin edhe ne,”-tha Murrzi. 

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(K.M. Dosja.al)

Shto Koment