Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Liban, në mesin e viktimave edhe politikanë

Në mesin e viktimave nga shpërthimi në Liban ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Nazar Najarian.
Featured image of article: Shpërthimi i fuqishëm në Liban, në mesin e viktimave edhe politikanë Nizar Najarian

LIBAN-Një shpërthim i fuqishëm tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Libanit. Në mesin e viktimave ishin edhe politikanë vendas. Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit, ka ndërruar jetë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Nazar Najarian.

Ky i fundit ndodhej në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Pasditen e kësaj të marte (4 gusht 2020) kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar mbi 50 viktima dhe 3000 të plagosur. Gjithashtu shpërthimi shkatërroi një numër të madh banesash. Shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv nuk është zbuluar ende.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë dhe përshtatur nga Public Radio of Armenia

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment