Bota

Shpërthimi në Bejrut/ Reagon Donald Trump: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë, ngjarja nuk ishte aksidentale por…

Donald Trump është shprehur se është i gatshëm që të ndihmojë vendin, duke hedhur dyshime lidhur me natyrën e shpërthimit.
Featured image of article: Shpërthimi në Bejrut/ Reagon Donald Trump: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë, ngjarja nuk ishte aksidentale por… Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar së fundmi për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme. Ai është shprehur se është i gatshëm që të ndihmojë vendin, duke hedhur dyshime lidhur me natyrën e shpërthimit.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në Beirut. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë.  Unë kam takuar disa nga gjeneralët tonë dhe sipas tyre, ky shpërthim nuk është ndonjë aksident, por një sulm me bombë ose diçka e tillë”– tha Trump në një konferencë ku po komentonte për zhvillimet në Beirut.

Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani raportohet për 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment