Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ FBI do marrë pjesë në zhvillimin e hetimeve

Ai shton se kjo do të jetë edhe një ndihmë nga Uashingtoni për të zbardhur ngjarjen tragjike që që mori jetën e 200 personave, plagosi 6 mijë të tjerë dhe la të pastrehë 300.000 të tjerë.
Featured image of article: Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ FBI do marrë pjesë në zhvillimin e hetimeve Pamjet nga protestat ne Bejrut

SHBA– Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.

Lajmin e ka bërë të ditur nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, i cili ka thënë se FBI do të marrë pjesë në hetime pas ftesës së Libanit. Ai shton se kjo do të jetë edhe një ndihmë nga Uashingtoni për të zbardhur ngjarjen tragjike që që mori jetën e 200 personave, plagosi 6 mijë të tjerë dhe la të pastrehë 300.000 të tjerë.

“FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin në Bejrut ndërkohë deri më tani autoritet në njoftimin zyrtar thonë se tragjedia ndodhi për shkak se afro 3,000 ton nitrat amoniumi që ruheshin me vite në portin e Bejrutit morën flakë. Ndërkohë disa dokumenta të publikuara së fundmi thuhej se zyrtarët e sigurisë ishin të vetëdijshëm për rezervat. Ndërkohë para dy ditësh qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas protestave masive që u zhvilluan në vend,  duke qenë se qytetarët fajësuan zyrtarët e lartë për shpërthimin.

Burimi:011now.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment