Aktualitet

Shpërthim tritoli në banesën e Arben Pllumit/ Fqinjët: Ishte shumë i fortë, ja kaloi tërmetit. E zonja e shtëpisë: Shteti na ka harruar

E zonja e shtëpisë ka bërë të ditur se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, asnjë forcë policie nuk ka mbërritur. Ajo është shprehur se shteti i ka harruar. 
Featured image of article: Shpërthim tritoli në banesën e Arben Pllumit/ Fqinjët: Ishte shumë i fortë, ja kaloi tërmetit. E zonja e shtëpisë: Shteti na ka harruar

FUSHË-KRUJË-Shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Arben Pllumit në Fushë-Krujë ka lënë të shokuar fqinjët. Ata janë shprehur se shpërthimi ishte shumë i fortë.

‘Ishte shumë i fortë, ja kaloi tërmetit‘- kanë thënë ata.

Ndërkohë e zonja e shtëpisë ka bërë të ditur se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, asnjë forcë policie nuk ka mbërritur. Ajo është shprehur se shteti i ka harruar.

Shteti na ka harruar, duhet të kishte ardhur me sekonda’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është hera e katërt që i vihet eksploziv, banesës në pronësi të Arben Pllumbit. Hera e parë që u sulmua ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.


Për herë të katërt! I vihet sërish eksploziv banesës së Arben Pllumit në Fushë Krujë, nga FRIKA familjarët janë larguar nga banesa 1 muaj më parë, fqinjët: Shpërthimi ia kaloi tërmetit

(a.b)/dosja.al

Shto Koment