Rajoni

Shpërthim me eksploziv në Prishtinë, i vendoset lëndë plasëse lokalit, nuk ka asnjë të lënduar

Eksplozivi i vendosur në hyrje të lokalit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mirëpo fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.
Featured image of article: Shpërthim me eksploziv në Prishtinë, i vendoset lëndë plasëse lokalit, nuk ka asnjë të lënduar Shperthimi ne lokal

PRISHTINE– Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer me eksploziv një lokal në Prishtinë.

Eksplozivi i vendosur në hyrje të lokalit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mirëpo fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

‘IndeksOnline’ ka siguruar pamjet ku shihet një person teksa vendos lëndën plasëse para lokalit.

Në video shihet qartë se si i dyshuari del nga një veturë, kalon dy korsitë e rrugës dhe e vendos me shpejtësi eksplozivin në hyrje të lokalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në orën 02:20 minuta, ndërsa policia është njoftuar në orën 03 e 30 minuta.

Hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment