Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në Elbasan, i vendoset lëndë plasëse lokalit të ish-futbollistit Toçi, nuk ka persona të lënduar

Mësohet se lënda plasëse i është vendosur lokalit "Truth", që ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Lokali është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Featured image of article: Shpërthim me eksploziv në Elbasan, i vendoset lëndë plasëse lokalit të ish-futbollistit Toçi, nuk ka persona të lënduar Mateo Toçi dhe lokali "Truth"
Përditësuar:

ELBASAN- Shpërthim me eksploziv në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lokali, ku u vendos eksplozivi është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtë të lokalit.

Nuk dihen aryset e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, kohët e fundit Elbasani është kthyer në një pikë qendrore të përplasjes së bandave. Disa ditë më parë u vranë dy të rinj, Florian Lamçe edhe Regis Runaj. Sakaq, pak javë më parë u gjet i vrarë një i ri tjetër, Emiljano Ramazani.

J.V/Dosja.al

  • 8:44

    Shpërthimi me eksploziv në Elbasan, Policia: Ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, ka vetëm dëme materiale

    Policia e Elbasanit

    Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për shpërthimin me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit. Uniformat blu bëjnë me dije shpërthimi ndodhi në pjesën e jashtme të lokalit, që është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi.  Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

    “Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, njofton Policia. 

Shto Koment