Bota

VIDEO/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Turqi, dyshohet për qindra të vdekur

Brenda fabrikës ku ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm sipas autoriteteve thuhet se kanë qenë rreth 150-200 punonjës.

TURQI– Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Turqi  në një fabrikë fishekzjarresh në Sakarya të Turqisë dyshohet se ka shkaktuar qindra të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fabrikën e fishekzjarreve në Sakarya të Turqisë, ku deri më tani nuk ka asnjë detaj për punonjësit, por dyshohet se ka me qindra viktima.  Ndërkohë sipas autoriteteve brenda fabrikës ka qenë rreth 150-200 punonjës që gjendeshin brenda fabrikës në momentin e shpërthimit.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që ngjarja është tepër e rëndë ku përveç ambulancave dhe zjarrfikësve në vendngjarje kanë shkuar edhe 3 ministra të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka rreth 150-200 njerëz,  sipas informacionit nga pronari i fabrikës, por ne nuk mund të ndërhyjmë sepse shpërthimet po vazhdojnë.”- tha guvernatori i Sakarya Kaldirim.

Burimi: Dailystar

A.C/Dosja.al

Shto Koment