Bota

Shpërthim i fortë në anijen e Bazës Detare në SHBA, 21 persona plagosen rëndë dhe dërgohen në spital

VIDEO
17 detarë dhe katër civile pësuan dëmtime dhe aktualisht ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Shpërthim i fortë në anijen e Bazës Detare në SHBA, 21 persona plagosen rëndë dhe dërgohen në spital Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA– 21 marinarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në bordi e një anijeje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Bazën Detare të SHBA-së në San Diego.

17 detarë dhe katër civile pësuan dëmtime dhe aktualisht ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, zjarrfikësit po luftojnë për shuarjen e flakëve teksa është aktivizuar niveli i tretë i alarmit të zjarrit.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit që përfshiu anijen Bonhomme Richard.

Pamje të publikuara nga AbcNews

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është një anije e aftë për të transportuar edhe helikopterë e avionë.  Ajo u ankorua në bazën e San Diegos, por nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment