Aktualitet

Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës, një i vdekur dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në minierën e Bulqizës, ku si pasojë e shpërthimit të gazit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima është Fadil Stojku, 50 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Lejtim Ramçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në një minierë të kromit në fshatin Tërnovë të Bulqizës. Shaku i vdekjes së 50-vjeçarit, dyshohet të jenë bërë lëndët helmuese pas shpërthimit të gazit.

Shto Koment