Rajoni

Cristiano Ronalo, ylli i Victoria’s Secret dhe Robert De Niro, këta janë yjet që fluturuan me helikopterin që u mori jetën tre personave (Foto)

Me helikopterin që shpërtheu ditën e djeshme në Greqi dhe shkaktoi tre viktima kanë udhëtuar më parë shumë të famshëm mes tyre, Cristiano Ronaldo, Robert De Niro dhe Tom Hanks.
Featured image of article: Cristiano Ronalo, ylli i Victoria’s Secret dhe Robert De Niro, këta janë yjet që fluturuan me helikopterin që u mori jetën tre personave (Foto) Vip-at që kanë udhëtuar më parë me helikopterin që shpërtheu në Greqi

GREQI– Një ditë më parë një helikopter shpërtheu në ajër dhe ra në det duke u marrë jetën tre personave, pilotit grek dhe dy turisteve ruse. 

Ky helikopter është turistik dhe mund të merret me qira nga çdokush që dëshiron të shikojë ishullin Paros nga lart. Dhe para tragjedisë me të njëjtin heikopter që shpërtheu në ajër kanë udhëtuar shumë yjë të njohur botërorë.

Disa prej tyre janë: Cristiano Ronaldo, Robert De Niro, Tom Hanks, Brian Ferry, “engjelli” i Victoria’s Secret, Lily Adridge dhe këngëtari Shakiravisti Shakiravisti.

Sipas mediave greke helikopteri i përket kompanive të Spyros Economyou, që konsiderohet si një ndër kompanit më të besuara në vend.

Nga shpërthimi i helikopterit “Augusta 109” mbetën tre viktima dhe i gjithë ishulli pa energji elektrike.

 

(D.K/Dosja.al)

 

 

 

Shto Koment