Aktualitet

Zjarr në Sarandë, flakët përfshijnë zonën e Limionit

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit apo nëse ka dëme.

SARANDË -Një vatër zjarri është regjistruar në Sarandë mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shpërthyer në zonën e Limionit. Zona është dhënë me koncesion dhe aty pritet të ndërtohet një qytezë e re.

Flakët ndërkohë po avancojnë drejt godinave të Marinës, si pasojë e djegies së disa shkurreve. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë ditëve të fundit janë shënuar disa vatra zjarresh në Shipëri, kryesisht në zonën e veriut. Pas disa ditë përpjekjesh, zjarrfikësit arritën që të shuanin zjarrin që nisi në zonën e Zejmenit në Lezhë dhe më pas u përhap në Mirditë. Gjithashtu në qarkun e Dibrës janë tre vatra zjarri të nisura prej ditësh, të cilat nuk janë shënuar ende. Flakët kanë avancuar dhe rrezikojnë banesat e banorëve.

Zjarri në Sarandë

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment