Bota

Shpërthen pika e karburantit/ Lëdohen 13 persona në Rusi, mes tyre edhe disa zjarrfikës

VIDEO
10 prej 13 personave të lënduar janë dërguan në spital për trajtim urgjent. Në mesin e të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes, për të trajtuar shpërthimin e madh.
Featured image of article: Shpërthen pika e karburantit/ Lëdohen 13 persona në Rusi, mes tyre edhe disa zjarrfikës Pamjet nga shperthimi ne Rusi

RUSI-Të paktën 13 persona janë lënduar në Rusi, pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në jug-perëndim të vendit. Në mediat e huaja janë publikuar pamjet e frikshme të shpërthimit tregojnë se si flakët ‘mbërthyen’ hapësirën në qytetin e Volgograd.

Ndërkohë 10 prej 13 personave të lënduar janë dërguan në spital për trajtim urgjent. Në mesin e të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes, për të trajtuar shpërthimin e madh, pasi u thirrën në stacion rreth orës 12:40.

Ndërkohë është bërë e ditur se shpërthimi është shtrirë deri në 1000 metra katrorë në sipërfaqe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se ky shpërthim i fuqishëm vjen vetëm një javë pas shpërthimit tragjik të Bejrutit që u mori jetën 200  njerëzve dhe la të plagosur mbi  6  mijë të tjerë.

Burimi: Unilad 

A.C/Dosja.al

Shto Koment