Aktualitet

Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja…e kanë masakruar kufomën, nuk njihet

VIDEO
Ai shton se të birin ia ka masakruar polici, ndërkohë ai priste që ta martonte pasi 25-vjeçari ishte i fejuar.
Featured image of article: Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja…e kanë masakruar kufomën, nuk njihet Babai i Klodian Rashës

TIRANË– Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e sotme është përlotur përpara mediave. Në një intervistë për TVKlan, Rasha me lot dhe duke qarë shpreh dhimbjen e madhë për humbjen e të birit.

Ai shton se të birin ia ka masakruar polici, ndërkohë ai priste që ta martonte pasi 25-vjeçari ishte i fejuar.

“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar…e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,”- tregon ai duke qarë me zë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja…e kanë masakruar kufomën, nuk njihet

  1. Jemi ne duart e grabiqarve, c’far s’pret nga kta horrat e sotem.nqs poli kapas dyshime duhet ta neutralizonte njeher, c’ esht ky lloj azgjesimi pa paralajerim.

Shto Koment