Aktualitet

‘Shpërthen’ në emision, biznesmeni Neranxi: Në 2013 votova Ramën, por ai vendosi taksë komuniste, kemi ulur pagat nga halli

Biznesmeni Nikollaq Neranxi tha se në 2013 ka votuar Ramën me shpresën se do të ulë taksat, por pa të kundërtën pas 7 viteve qeverisje.
Featured image of article: ‘Shpërthen’ në emision, biznesmeni Neranxi: Në 2013 votova Ramën, por ai vendosi taksë komuniste, kemi ulur pagat nga halli Nikollaq Neranxi

TIRANË– Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare, duke u shprehur se ka vendosur një taksë komuniste, duke iu referuar asaj progresiste. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se e kuptonte mesazhin që të mos punonin shumë.

Ai tha se në 2013 ka votuar Ramën me shpresën se do të ulë taksat, por pa të kundërtën pas 7 viteve qeverisje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë në 2013 e votova qeverinë Rama se ai na premtoi uljen e taksave. Por nuk ndodhi kështu. Qeveria vendosi një taskë komuniste. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Por kjo do të thotë se nuk duhet punuar shumë. Pra qeveria thotë mos paguani shumë. Kjo bëhet që të jemi të gjithë të varfër e të shkojmë te sheshi me shpresën te qeveria. Taksmi i lartë na ka detyruar të ulim pagat,”– tha Neranxi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment