Sport

Shpërthen Koeman: “Po shkatërroni lojtarët, UEFA mendon veç për paratë”

“Të gjithë flasin për Superligën, Champions League, por UEFA nuk po u kushton vëmendje lojtarëve për numrin e ndeshjeve. E vetmja që ka rëndësi për ta janë paratë. Në La Liga ndodh gjithashtu e njëjta gjë”
Featured image of article: Shpërthen Koeman: “Po shkatërroni lojtarët, UEFA mendon veç për paratë”

SPANJE – Barcelona luan nesër ndaj Getafes për javën e 31-të të La Ligas, ku ka shansin të afrohet akoma më shumë me Atletico Madrid. Para kësaj ndeshjeje, në konferencën për mediat foli trajneri Ronald Koeman i skuadrës “blaugrana”, që nuk u shpreh për Superligën, por pati kritika për UEFA-n.

“Numri i ndeshjeve është i jashtëzakonshëm. Lojtarëve u është dashur të luajnë shumë ndeshje. Të gjithë flasin për Superligën, Champions League, por UEFA nuk po u kushton vëmendje lojtarëve për numrin e ndeshjeve. E vetmja që ka rëndësi për ta janë paratë. Në La Liga ndodh gjithashtu e njëjta gjë.

Do luajmë nesër në 22:00. Duhet të mbrojmë lojtarët. Është normale që presidentët të mendojnë për të ardhmen e futbollit, por nuk ka nevojë të ndryshohen shumë gjëra. Nuk e di nëse Pique do luajë nesër, pas finales ishte shumë i lodhur. Bëri një ndeshje fenomenale, nesër do flasim me të nëse do luajë. Formacionin e vendos në seancën e fundit stërvitore. Nuk dua të flas shumë për Superligën. Pajtohem me mendimin e Pique.

Ekipi është rikuperuar shumë shpejt nga ndeshja e Kupës dhe janë totalisht gati për nesër. Kjo më bën të mendoj se jemi shumë mirë fizikisht, kemi të dhëna mbresëlënëse. E dimë se është kalendar i vështirë, por nëse arrijmë nivelin tonë mund të pretendojmë gjithçka. Jemi Barça dhe gjithmonë duhet të fitojmë tituj. Jemi afruar me kreun dhe tani është koha të tregojmë se mund ta fitojmë titullin kampion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti erdhi dhe më shpjegoi çështjen e Superligës Europiane. Nuk e di nëse janë pyetur lojtarët, s’më intereson. Unë dua më të mirën e klubit. Ka pasur aq shumë lëvizje në lidhje me Superligën, sa mendoj se duhet të presim ç’ndodh dhe të bëhet më e mira për klubin. Nëse është dikush që duhet të flasë për këtë, është presidenti, unë nuk jam zëdhënësi i klubit”,- ka deklaruar ndër të tjera trajneri Koeman.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment