Sport

Shpërthen Koeman: “Ishte penallti e qartë, nuk e di pse nuk ka VAR në Spanjë”!

“Nëse e gjithë bota e ka parë ndeshjen, mendoj se nëse je tifoz me Barcelonën, duhet të jesh shumë i inatosur, shumë i pakënaqur për dy vendime të gjyqtarit”
Featured image of article: Shpërthen Koeman: “Ishte penallti e qartë, nuk e di pse nuk ka VAR në Spanjë”!
Përditësuar:

SPANJE – Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka qenë dukshëm i inatosur pas ndeshjes ndaj Real Madrid. Sipas tij, sfida u vendos nga vendimi i gjyqtarit, i cili nuk dha një penallti për katalanasit dhe as VAR nuk ndërhyri që kryesori të rishikonte atë vendim.

“Nëse e gjithë bota e ka parë ndeshjen, mendoj se nëse je tifoz me Barcelonën, duhet të jesh shumë i inatosur, shumë i pakënaqur për dy vendime të gjyqtarit. Si fillim dua të them se në pjesën e parë nuk jemi paraqitur mirë, as duke mbrojtur e as duke sulmuar. Në pjesën e dytë u përmirësuam.

Unë vetëm i kërkova gjyqtarit që të sigurohej për disa vendime, pasi njëra ishte penallti. Dhe mendoj se koha shtesë ishte më shumë se katër minuta. Penalltia ishte shumë e qartë. Edhe një herë tjetër na duhet ta pranojmë dhe të mbyllim gojën. Unë e kam thënë atë që mendoj. Ndeshja duhej të përfundonte 2-2, është e qartë. Duhet të kishte më shumë kohë shtesë se ka gjëra që kanë ndodhur, por ajo është penallti e qartë dhe nuk pati VAR. Nuk e di se pse nuk ka VAR në Spanjë. E gjithë bota mendon se ajo është penallti. A e keni parë aksionin? Është penallti?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lojtarët janë të trishtuar për këtë vendim të gjyqtarit. Ka futbollistë të cilët kanë shumë vite te Barcelona dhe nuk di të them, nëse ndjejnë se kjo ishte thjesht diçka e radhës që u ndodh”,- ishin fjalët e trajnerit Ronald Koeman pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment