Sport

Shpërthen ish-kapiteni Lima: “Këtu në Andorra ndodhin gjëra, si në Korenë e Veriut”

“Do të ishte njëlloj sikur Serxhio Ramos të mos luante në kombëtare, pasi një drejtues i thotë se duhet ta qepë gojën kundër Federatës. Mirëpo, këtu në Andorra ndodh!”
Featured image of article: Shpërthen ish-kapiteni Lima: “Këtu në Andorra ndodhin gjëra, si në Korenë e Veriut”
Përditësuar:

ANDORRA – Mikro-shteti i Andorrës, sot, në orën 20:45, do të përballet me Shqipërinë për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Ish-kapiteni 41-vjeçar Ildefons Lima, i cili ka luajtur për 22 vite radhazi me Andorrën, është lënë jashtë grumbullimit të kombëtares së vendit të tij, për shkak të kritikave ndaj federatës së futbollit. I indinjuar, mbrojtësi Lima ka shpërthyer me disa deklarata në mediat më prestigjioze për atë që po ndodh në Andorrë, në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë.

“Federata vendosi që unë si kapiten i kombëtares, nuk mund të jem edhe president i Shoqatës së Lojtarëve dhe nuk mund të ankohet kundër Federatës. Ishte e çuditshme që ne të nisnim kampionatin pa bërë teste për Koronavirusin. Kjo është një e drejtë që na e garanton Kushtetuta e Andorrës, por të paktën rekordin “Guinness” që kam me Kombëtaren e Andorrës nuk mund të ma heqin. Andorra luan të enjten me Shqipërinë, por këtu po flitet më shumë për atë që më ka ndodhur mua, sesa për futboll. Kjo më jep forcë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të ishte njëlloj sikur Serxhio Ramos të mos luante në kombëtare, pasi një drejtues i thotë se duhet ta qepë gojën kundër Federatës. Mirëpo, këtu në Andorra ndodh! Kam bërë një denoncim, pasi po më mohojnë të drejtën e profesionit. Gjëra të tilla ndodhin në Korenë e Veriut, edhe pse në fakt mendoj se atje sportistët elitarë respektohen. Këtu nuk u intereson si shkon ekipi, por paratë e UEFA-s do të vijnë, si të fitojnë apo humbasin”, ka deklaruar mbrojtësi Lima, i cili vazhdon të luajë me klubin vendës, Inter Eskaldes.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment