Bota

Shpërthen gripi i shpendëve në një fermë gjelash deti në Angli/ Vriten rreth 10 mijë zogj…

Sakaq, rreziku për shëndetin publik është shumë i vogël dhe shpërthimi i epidemisë në fermë nuk përbën kërcënim për sigurinë e ushqimeve.
Featured image of article: Shpërthen gripi i shpendëve në një fermë gjelash deti në Angli/ Vriten rreth 10 mijë zogj… Foto ilustruese

BRITANI E MADHE– Një shpërthim i gripit të shpendëve është raportuar në një fermë gjelash deti në Angli. Sipas mediave të huaja, veterineri Christine Middlemis, ka thënë që ky grip i shpendit është i llojit H5N8. Si pasojë, rreth 10.500 zogj do të vriten në një fermë pranë Northhartonit.

Sakaq, rreziku për shëndetin publik është shumë i vogël dhe shpërthimi i epidemisë në fermë nuk përbën kërcënim për sigurinë e ushqimeve të kosumuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gripi i shpendëve është një lloj gripi që shkaktohet nga viruse që përshtaten me trupin e zogjve. Lloji më i rrezikshëm është gripi i shpendëve shumë patogjene (HPAI). Gripi i shpendëve është i ngjashëm me gripin e derrit, gripin e qenit, gripin e kuajve dhe gripin njerëzor, si një sëmundje e shkaktuar nga llojet e viruseve të gripit që përshtaten me një organizëm specifik. Nga gjithsej 3 lloje të viruseve të gripit (A, B dhe C), tipi A zakonisht quhet gripi i shpendëve.

(k.a./dosja.al)

Shto Koment