Bota

Shpërthen fabrika e fishekëzjarreve në Kinë, plagosen 6 persona dy në gjendje kritike për jetën

Pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez, tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër, në qytetin e vogël Guanghan. 

KINË- Ditën e djeshme ka shpërthyer një fabrikë fishekzjarres në Kinë ku si pasojë kanë ngelur të plagosur 6 persona ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez, tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër, në qytetin e vogël Guanghan.

Deri më tani nuk raportohet për viktima. Versioni zyrtar i ngjarjes, thuhet se shpërthimi ndodhi rreth orës 21:10 dhe u shkaktua nga një shkëndijë zjarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë pas marrjes  së alarmit, 27 automjete dhe 83 zjarrëfikës janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Burimi: newseu.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment