
BERAT- Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 23 raste në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar me Covid-19, dy specialistë dhe një një inspektor në bashkinë Berat. Gjatë 24 orëve të fundit, janë prekur nga koronavirusi një edukatore në kopshtin e fshatit Syzezë dhe një një edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”.
Po ashtu janë infektuar, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”; -1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”;-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 801 raste të reja dhe 18 humbje jete. Ndërkohë në Berat që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 651 persona dhe janë regjistruar 23 viktima.
(a.k.dosja.al)