Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Peshkopi, zjarri shkrumbon katin e dytë të banesës, lëndohet një anëtar i familjes

VIDEO
Shpërthimi i një bombole gazi, ka shkrumbuar katin e parë të një banese në Peshkopi. Si pasojë e flakëve u lëndua lehtë një anëtar i familjes Deshati.
Featured image of article: Shpërthen bombola e gazit në Peshkopi, zjarri shkrumbon katin e dytë të banesës, lëndohet një anëtar i familjes Pamje nga shtëpia e djegur

DIBËR -Kati i dytë i një banese dy katëshe në qendër të Pashkopisë, pranë shkollës “Demir Gashi”, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Në momentin e rënies në flakëve, brenda në banesë ndodheshin 5 anëtarët e familjes Deshati. Ata u ndihmuan nga fqinjët, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga banesa. Si pasojë e shpërthimit u lëndua lehtë vetëm një anëtar i familjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarrfikësja ndërkohë, edhe pse ndodhej 300 m larg vendit të ngjarjes, erdhi me vonesë në vendngjarje, për shkak të bllokimit të rrugëve nga makinat e parkuara gabim dhe ambulantët.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment