Politike

Shpërndarja e mandateve nga KQZ, Basha: Çdo vendimmarrje të bëhet me transparencë

Basha është shprehur se PD i qëndron parimit të transparencës ndërsa paralajmëron se përpara është një ankth i papërmbajtshëm i Edi Ramës nga humbja e paevitueshme. 
Featured image of article: Shpërndarja e mandateve nga KQZ, Basha: Çdo vendimmarrje të bëhet me transparencë Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar transparencë nga KQZ dhe çdo institucion tjetër për vendimet që ndikojnë në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha është shprehur se PD i qëndron parimit të transparencës ndërsa paralajmëron se përpara është një ankth i papërmbajtshëm i Edi Ramës nga humbja e paevitueshme.

Pjesë nga Intervista: 

Nisida Tufa: Zoti Basha KQZ ka projekt vendime për shpërndarjen e mandateve, cenon kjo opozitën?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lulzim Basha: Gjithçka, çdo vendimmarrje është dhe duhet të bëhet me transparencë totale dhe në përputhje me rregullat e dakordsuara mes palëve. Ky është fokusi jonë për çdo vendim të KQZ-së dhe çdo vendim të autoriteteve të tjera përsa i përket zgjedhjeve natyrisht përballë këtij qëndrimi parimor të partisë Demokratike kemi një ankth të papërmbajtshëm që sa vjen e rritet dhe do rritet edhe më shumë të Edi Ramës nga humbja e paevitueshme të 25 prillit. Kjo do të përvijojë një beteje që  shkon përtej betejës normale mes palëve. Por fokusi ynë do të jetë dhe do të mbetet tek oferta ndaj qytetarëve dhe bashkimi me këtë shumicë absolute që ka një dhe vetëm një aspiratë më 25 prill.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment