Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 25-vjeçari

25-vjeçari shpërndante drogë në doza të vogla.
Featured image of article: Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 25-vjeçari Foto ilustruese

MAT– Është vënë në prangat e policisë 25-vjeçari M.P, banues në Rukaj, Mat pasi shpërndante lëndë narkotike. I riu shpërndante drogë në doza të vogla.

Arrestimi i tij u bë, në afërsi të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti këtij shtetasi 20 doza me lëndë narkotike, të dyshuara canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment