Aktualitet

Kishte marrë me qira një dhomë hoteli dhe e kishte kthyer në bazë për shpërndarjen e kokainës, arrestohet 38-vjeçari në Përmet

Mësohet se është arrestuar 38-vjeçari me inciale L.Th, i cili shpërndante kokainë në qytetin e Përmetit.
Featured image of article: Kishte marrë me qira një dhomë hoteli dhe e kishte kthyer në bazë për shpërndarjen e kokainës, arrestohet 38-vjeçari në Përmet Foto ilustruese

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet. Ky i fundit është prangosur, pas kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ai kishte marrë me qira, në të cilat u gjetën 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në pranga 38-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 15 doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

J.V/A.B/Dosja.al

Shto Koment