Aktualitet

Shpërndante drogë në afër shkollave, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, bëhet me dije se gjatë arrestimit të riut i janë gjetur 25 doza kanabis dhe një sasi lekësh.
Featured image of article: Shpërndante drogë në afër shkollave, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë Sendet e sekuestruara nga Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 25-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narktotike. Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, bëhet me dije se gjatë arrestimit të riut i janë gjetur 25 doza kanabis dhe një sasi lekësh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në afërsi të shkollave, kanë organizuar punën duke bërë identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 27 doza cannabis dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në afërsi të shkollave, kanë organizuar punën duke bërë identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Në bashkëpunim edhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të dyshuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 27 doza me lëndë narkotike, shumën prej 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 25 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” .

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment