Aktualitet

Shpërndante drogë me doza të vogla në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

Gjatë aksionit është sekuesteruar dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike kanabis sativa, si dhe aparatë celuari që përodreshin nga 21-vjeçari.
Featured image of article: Shpërndante drogë me doza të vogla në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari Sendet e sekuestruara nga Policia

TIRANË– Një 21-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga Policia pasi akuzohet si shprëndarjes së lendëve narkotike.

Gjatë aksionit është sekuesteruar dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike kanabis sativa, si dhe aparatë celuari që përodreshin nga 21-vjeçari.

“Shërbimet  e policisë në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik  shtetasit E. L, i gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasira të vogla e gatshme për tu shitur, si dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientele”, shton më tej Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë goditjet e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të lokaleve dhe ambjenteve publike. Sekuestrohet rreth 25.6 cannabis sativa, e gatshme për shpërndarje dhe 2 aparate celularë. Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotëve pranë D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Posaçëm “Shqiponja” pranë D.V.P , pas informacioneve të mara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e një rasti të tregtimit të lëndës narkotike kanabis në afërsi të një lokali në kryeqytet prej ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: L., 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Shërbimet e policisë në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik  shtetasit E. L, i gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasira të vogla e gatshme për tu shitur, si dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientele.

Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesën e këtij shtetasi ku  në një tub plastik në hyrje të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej  rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis, prej nga ku, në përfundim të veprimeve sasia e lëndës narkotike rezultoi 25.6 gramë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasit E. L.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment