Aktualitet

Shpërndante drogë, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh, i sekuestrohen 150,000 lekë

Ndër të tjera policia ka sekuestruar , 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.
Featured image of article: Shpërndante drogë, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh, i sekuestrohen 150,000 lekë Policia e Tiranës

GRAMSH-Policia e Gramshit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë është vënë në pranga ka rënë shtetasi E. P. i cili është kapur me 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Ndër të tjera policia ka sekuestruar , 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Njoftimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike heroinë, dy aparate celular, një automjet dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale,

a.k.dosja.al

Shto Koment