Aktualitet

Gjysmë kg kokainë, ‘Shigjetat’ vënë praga dy të rinjtë që shpërndanin ‘të bardhë’ në ish-Bllok dhe Komunën e Parisit, grushtet me para që iu gjetën (VD)

'Shigjetat' kanë arrestuar Lulzim Treskën, 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.
Featured image of article: Gjysmë kg kokainë, ‘Shigjetat’ vënë praga dy të rinjtë që shpërndanin ‘të bardhë’ në ish-Bllok dhe Komunën e Parisit, grushtet me para që iu gjetën (VD) Foto nga droga.

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohet se shpërdanin kokainë në kryeqytet. ‘Shigjetat’ kanë arrestuar Lulzim Treskën, 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Të arrestuarve iu është sekuestruar 402 gramë kokainë,  një peshore elektronike, 5 aparate celularë dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Tjetër goditje në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat”. Sekuestrohen 402.7 gr. lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë.

Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjetat” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Prokop Mima”, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment