Bota

Shpërndanë fotot e Hitlerit në celularët e tyre/ Pezullohen nga puna 29 policë në Gjermani

Incidenti është i turpshëm për policinë gjermane dhe agjencitë e sigurisë, të cilët janë përballur me akuza se nuk kanë bërë sa duhet për të zbuluar nacionalistë potencialisht të dhunshëm në radhët e tyre.
Featured image of article: Shpërndanë fotot e Hitlerit në celularët e tyre/ Pezullohen nga puna 29 policë në Gjermani Foot Ilustruese

GJERMANI- 29 oficerë policie janë pezulluar në Gjermani për shpërndarjen e fotografive të Adolf Hitlerit në celularët e tyre.

Incidenti është i turpshëm për policinë gjermane dhe agjencitë e sigurisë, të cilët janë përballur me akuza se nuk kanë bërë sa duhet për të zbuluar nacionalistë potencialisht të dhunshëm në radhët e tyre.

“Ky është një turp për policinë e NRW,” tha Ministri i Brendshëm i NRW Herbert Reul, duke njoftuar një hetim kundër 29 oficerëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se disa nga të dyshuarit mund të akuzohen për përhapjen e propagandës naziste dhe gjuhës së urrejtjes dhe mund të shkarkohen nga policia. Ndërkohë të tjerët akuzohen se nuk raportuan kolegët e tyre.

Burimi: BBC

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment