Aktualitet

Shpërndanë fletushka për minatorët në TEG, lirohen tre aktivistët e Organizatës Politike

Sot, gjykata e Tiranës i ka liruar duke i lënë vetëm nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, tre aktivistët e organizatës politike.
Featured image of article: Shpërndanë fletushka për minatorët në TEG, lirohen tre aktivistët e Organizatës Politike Foto e postuar nga Organizata politike

TIRANË- Organizata politike ka njoftuar se tre aktivistët, Frenklini, Bislimi dhe Enrikoja janë lënë të lirë, pasi tre ditë më parë u arrestuan nga policia, pasi u denoncuan në polici nga drejtuesit e TEG. Të rinjtë hodhën fletushka në qendrën tregtare dhe më pas u kërkua ndërhyrja e policisë. Si djemtë e organizatës politike, ashtu edhe rojat e sigurisë së qendrës tregtare ngritën akuza ndaj njëri- tjetrit.

Sot, gjykata e Tiranës i ka liruar duke i lënë vetëm nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, tre aktivistët e organizatës politike.

Postimi i plotë i Organizatës politike:

Frenklini, Bislimi dhe Enrikoja më në fund dolën nga qelia. Por ata nuk janë tërësisht të lirë.

Kundër çdo logjike, gjykata i dha të drejtë prokurorisë për masën e arrestit 72-orësh dhe u ka ngarkuar aktivistëve masën e detyrimit të paraqitjes. Këto masa skandaloze ndaj të drejtave themelore të njeriut do t’i ndjekim në çdo gjykatë dhe institucion të mundshëm apelimi.

Shokët tanë dolën të lodhur, por me zemër të fortë.

Falënderojmë veçanërisht përfaqësinë e minatorëve të Bulqizës që sot sollën solidaritetin e qindra sindikalistëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpjekja jonë kundër oligarkisë dhe shtetit të kapur do të intensifikohet. Kryeoligarku Samir Mane nuk do të gjejë qetësi pa kthyer në punë minatorët e pushuar dhe pa u tërhequr nga të gjitha presionet mbi aktivitetin e ligjshëm sindikalist.

Ju përshëndesim me thirrjen më të shpeshtë të ditës së sotme:

“Studentë e punëtorë të ardhmen kanë në dorë!”

Tre ditë më parë në qendrën tregtare TEG, aktivistët e Organizatës Politike zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla që vinin në mbrojtje të minatorëve, të Bulqizës të cilët janë prej javësh në një betejë me pronarin e “Albchrome”, Samir Mane. Frenklin Elini, Enriko Peçuli dhe Bislim Lakna, ndodhen ende në Polici.

PERPLASJA ALBCHROME- MINATORET

Pak javë më  më parë,kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome”  u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët.  Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment