Rajoni

Zgjedhjet e parakohshme, shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.
Featured image of article: Zgjedhjet e parakohshme, shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Me 108 vota pro, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill. Kjo ishte legjislatura e nëntë e Maqedonisë së Veriut pas shpalljes së Pavarësisë.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Zoran Zaev, i cili u tërhoq pasi vendi nuk mori dot një datë për negociatat me Bashkimin Evropian në tetorin e vitit të kaluar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment