Politike

Shpërblime për Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë? Rama e pranon: Kanë bërë sakrificë, jam i vetëdijshëm por…

VIDEO
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Policia meritonte mirënjohje për sakrificën shtesë që kishin bërë gjatë kohës së koronavirusit. 
Featured image of article: Shpërblime për Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë? Rama e pranon: Kanë bërë sakrificë, jam i vetëdijshëm por… Kryeministri, Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri më tani nuk ka menduar një shpërblim për efektivët e Policisë dhe ushtrisë. 

I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, Rama u shpreh se Policia meritonte mirënjohje për sakrificën shtesë që kishin bërë gjatë kohës së koronavirusit. 

PJESË NGA PYETJE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PYETJE: Shpërblimi për personelin, a është duke menduar qeveria një mundësi për të shpërblyer efektivët e Policisë së Shtetit apo ushtrisë?

Edi Rama: Hap pas hapi. Personeli që juve iu referuar ka bërë një sakrficë. E meritonin plotësisht dhe bëhet fjalë për një numër të vogël që nuk e disbalancon bankën e shtetit. Jam i vetëdijshëm dhe për ato që ju keni parë e transmetuar por edhe për ato që nuk kanë qënë në vëmendjen dhe syrin e opinionit publik. Ka vijuar edhe puna e OFL-së. Kemi 81 praktika të dërguara në zbatim të nenit të aktit normative. Janë kryer një sërë seksuestrimesh. Janë në përpunim edhe qindra praktika të tjera. Kështu që është vetëm një element. Mendoj që Policia është në një proces fuqizimi dhe meriton mirënjohjen për sakrificën shtesë.

Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama gjithashtu foli për debatin e Teatrit Kombëtar, akuzat për djegien e tenderave sekretë, akuzat për oligarkët dhe marrëdhënien me LSI-në.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment