Bota

Nxit imunizimin e popullatës, Vuçiç shpërblen me 30 dollarë personat mbi 16 vjeç që pranojnë të vaksinohen: Jemi konsultuar për këtë, mosvaksinimi është papërgjegjshmëri

Kjo skemë do të shërbejë si mënyrë për të rritur më tej imunizimin e popullatës. Ndërsa të vaksinuarit do të jenë të privilegjuarit, qytetarët që i kundërshtojnë ato do të vuajnë pasojat, edhe nëse janë nëpunës në shtet
Featured image of article: Nxit imunizimin e popullatës, Vuçiç shpërblen me 30 dollarë personat mbi 16 vjeç që pranojnë të vaksinohen: Jemi konsultuar për këtë, mosvaksinimi është papërgjegjshmëri

SERBIAleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë ka thënë ditën e sotme se Serbia do të shpërblejë me 30 dollarë të gjithë personat mbi 16-vjeç të cilët janë vaksinuar ose do të vaksinohen kundër Covid-19 brenda datës 31 maj.

Sipas mediave, kjo skemë do të shërbejë si mënyrë për të rritur më tej imunizimin e popullatës. Ndërsa të vaksinuarit do të jenë të privilegjuarit, qytetarët që nuk janë vaksinuar që infektojnë të tjerët,  do të vuajnë pasojat, edhe nëse janë nëpunës në shtet.

“Jam konsultuar edhe me kryeministren. Kemi menduar t’i shpërblejmë ata që tregohen të përgjegjshëm, që të arrijmë imunitetin kolektiv. Nëse dikush është infektuar për faj të dikujt tjetër, ka marrë dy dozat e vaksinës, dhe është pjesë e një institucioni shtetëror, ushtrisë apo diku tjetër, do të marrë kompensim për lejen për shkak të sëmundjes. Të tjerët, jo. Nuk duam të diskriminojmë, por mendoj se mosvaksinimi është papërgjegjshmëri, është egoizëm.”– tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Serbia është ndër shtetet e para në Ballkan dhe në Europë për normën e vaksinimit për banorë. 6,450 serbë kanë humbur jetën prej pandemisë dhe 700 mijë janë infektuar. Shumica janë imunizuar me vaksina të prodhimit rus “Sputnik V”, me kinezen “Sinopharm”, me “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

(E.K/dosja.al)

Shto Koment