Aktualitet

Shpenzimet e shfrenuara të djalit të bosit të ‘Ferlutit’/ Foto me VIP-a dhe ‘bishën’ Rolls Royce

  • Arrestohet Ferdinant Ibrahimi me të birin, pronarë të linjës së Unazës, falsifikuan bileta dhe abone
  • Por me një kërkim të vogël në rrjetet sociale, Dosja.al zbuloi se djali i Ibrahimit, Anastasi është vetëm 20-vjeç por bën një jetë me shpenzime të shfrenuara.
    Featured image of article: Shpenzimet e shfrenuara të djalit të bosit të ‘Ferlutit’/ Foto me VIP-a dhe ‘bishën’ Rolls Royce Jeta luksoze e Anastazit

    TIRANË– Ferdinant Ibrahimi dhe djali i tij Anastasi ranë sot në pranga për mashtrim. Bashkëpronarë në kompaninë “Ferlut”, që merrej me biletat dhe abonetë e linjës së urbanit “Unaza”, të dy akuzohen për fshehje të të ardhurave.

    Por me një kërkim të vogël në rrjetet sociale, Dosja.al zbuloi se djali i Ibrahimit, Anastasi është vetëm 20-vjeç por bën një jetë me shpenzime të shfrenuara.

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në profilin e tij vihen re dalje të shumta, fotografi me makina që kushtojnë të paktën 900 mijë euro, si psh. Automjeti i tipit ‘Rolls Royce’. I fiksuar mpas markeve djali i Ibrahimit nuk ngurron ta reklamojë jetën e tij prej djalit të  ‘bosit’.

    Gjithashtu 20-vjeçari është edhe një fans i Flori Mumajesit. Bashkë me të atin, Ferdinand Ibrahimi, Anastasi ka në galerinë e tij edhe foto me producentin Flori. Për të mos përmendur më pas foto të publikuara nga udhëtimet dhe dalje me shishe të shtrenjta në clube.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment