
LAÇ– Personi që shikoni në foto është Redon Zefi, 22-vjeçari që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm.
I riu po ecte me një ‘shpejtësi të çmendur’, me mjetin e llojit “Opel”, por humbi kontrollin. Ai doli nga rruga në aksin Laç-Patok dhe mjeti u përmbys. Si pasojë e plagëve të marra, Zefi ndërroi jetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)