LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpejtësi ‘skëterrë’ në rrugët e vendit/ Policia arreston 12 shoferë, pezullon 43 patenta, vendosen mijëra gjoba

17 Korrik 2021, 15:06 Nga DOSJA
Shpejtësi ‘skëterrë’ në rrugët e vendit/

TIRANË–Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e masave të vendosura gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat rrugore. Gjatë 24 orëve janë pezulluar 33 patenta për shpejtësi të lartë, 10 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin 12 persona kanë rënë në pranga, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 43 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

NJOFTIMI:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!24 orët e fundit: 12 shtetas në pranga, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 43 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zhan D’Ark”, për t’iu shmangur masës administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj. Për të lehtësuar sadopak trafikun e rënduar të mjeteve në qytetin e Sarandës, për shkak të fluksit të madh të pushuesve që frekuentojnë në fundjavë dhe gjatë javës këtë qytet, Policia Rrugore e Sarandës, përgjatë 24 orëve të fundit, ka hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim në rrugë, që bllokonin lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 32 drejtues mjetesh, duke iu hequr edhe qeset e zeza nga xhamat e automjeteve të tyre. Falë rritjes së besimit të qytetarëve, të cilët kanë telefonuar te 112 dhe kanë denoncuar me foto e video në Komisariatin Dixhital, në të gjithë vendin janë vendosur 432 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara, xhirim gomash apo shpejtësi në qendrat e banuara, duke rrezikur jetën e banorëve. Në tri raste, në Tiranë, Durrës e Fier, janë arrestuar në flagrancë në gjendje të dehur tre drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë. Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Si rezultat i mbulimit të të gjitha akseve rrugore me radarë, në të gjithë vendin janë evidentuar shpejtësi gati mbi dyfishin e lejuar, si në qendrat e banuara në Kamzë e në Bulevardin e Ri në Yzberisht, ashtu edhe në akset rrugore nacionale, shpejtësi që kanë arritur deri në 171 km/h në Laç-Milot. Gjithashtu janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 171 km/h në rrugën interurbane Laç-Milot, si dhe 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise rrugore kontrollet e policise rrugore

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Korrik 2021, 14:39

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.Shkaku i rënies së zjarrit nuk ësh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni