Sport

Shpaloset flamuri shqiptar pranë stadiumit të Kosovës, rritet presioni ndaj ndeshjes me Greqinë  

Në një ndërtesë pranë stadiumit "Fadil Vokrri" të Prishtinës ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve, Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptarë.   
Featured image of article: Shpaloset flamuri shqiptar pranë stadiumit të Kosovës, rritet presioni ndaj ndeshjes me Greqinë   foto ilustruese
Përditësuar:

KOSOVË- Përballja mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka mundur që t’i shpëtojë tifozëve fanatik. Në një ndërtesë pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve, Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptarë.

foto ilustruese

Ndërsa për t’i dhënë  më tepër zemër lojtarëve kosovarë, tifozët kanë dhënë mesazhn se Greqia do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë që natën e djeshme tifozët menduan që t’i shqetësonin lojtarët grek më fishekziarre të hedhura afër hotelit të tyre.

Pas barazimit 1-1 me Moldavinë në Parmë, “dardanët” e drejtuar nga Bernard Shaland do të kërkojnë medoemos fitoren me Greqinë për të marrë pikët e plota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

 

Shto Koment