Politike

“Shpallu mbret i hashashit”, Manjani ‘mesazh’ Ramës: Parlamentin e ke, hiqi qafe të gjithë, me opozitë e president… Lymen burgose të parin se të prishi me aleatët

Ylli Manjani thotë se nuk ka nevojë as për mesazhe as për pazare tek presidenti dhe tek kryetari i opozitës.
Featured image of article: “Shpallu mbret i hashashit”, Manjani ‘mesazh’ Ramës: Parlamentin e ke, hiqi qafe të gjithë, me opozitë e president… Lymen burgose të parin se të prishi me aleatët Edi Rama dhe Ylli Manjani

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka propozuar kryeministrit Edi Rama, që të mos organizojë fare zgjedhje. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se nuk ka nevojë as për mesazhe as për pazare. Kryeministri thotë ai, mund të ndryshojë Kushtetutën e të shpallet mbret. “Mbret i hashashit dhe plehrave të botës”,-ironizon Manjani, në një skenar që shton ai, i pari që do të burgoset është Myslym Murrizi. 

POSTIMI I PLOTË: 

E di çfarë? Ka një rrugë më të thjeshtë. Fare të thjeshtë. Nuk ka nevojë as për zgjedhje as pë koalicione. As më mesazhe e mesazhierë që i dërgohen herë Metës e
e herë Bashës. Është më e thjeshtë akoma. Dëshirën e ka, parlamentin e ka, hatër e frikë njeri nuk ka, ndërkombëtarët nuk i njeh, atëhere ndryshon që e ndryshon Kushtetutën le të shpallet mbret. Kështu bëhet më shumë sesa Kryeministër e më shumë sesa President.

Kështu heq qafe edhe Presisentin, edhe opozitën, edhe çdo kundërshtar. Nuk besoj se do arrijë të mos jetë vdekatar si ne të tjerët, po sa të jetë gjallë do jetë mbret. Pse lodhet kot?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë shpallet mbret. Shqipërinë e shpall mbretni të hashashit e plehrave të botës. Shqiptarët i degdis emigrantë. Puntorët i merr nga azia e afrika dhe i bën qytenarë të mbretërisë së Tij dhe mbaron kjo punë. Edhe ndryshimet që do të bëjë me Lymin aty të çojnë, ndaj them ti bjerë shkurt… Të bëhet mbret e të fusë në burg Lymin të parin, me akuzë që e ka vështirësuar marrëdhënien e Mbretnisë së Shqipërisë me aleatët…

Reagimi i Manjanit vjen një ditë pasi,  Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment