Politike

Shpallja ‘non grata’ e Berishës nga SHBA, Shehaj: Vendim politik i DASH, s’kemi fakte

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj është shprehur se për vendimin e DASH nuk ka asnjë fakt dhe provë.
Featured image of article: Shpallja ‘non grata’ e Berishës nga SHBA, Shehaj: Vendim politik i DASH, s’kemi fakte Agron Shehaj

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj është shprehur se për vendimin e DASH nuk ka asnjë fakt dhe provë. Ndërsa i pyetur nëse Berisha do të jetë grupin parlamentar, ai e ka pohuar atë.

Shehaj gjithashtu ka debatuar me analistin Robert Rakipllari, në lidhje me qëndrimin e tij për vendimin e DASH për Berishën.

Shehaj: Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje.

Rakipllari: Kandidion për kryetar të Partisë Demokratike dhe ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, gjë që ju s’e mbani. Duhet të mbash një qëndrim.

Shehaj: Unë e mbajta qëndrimin.

Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, cili është qëndrimi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shehaj: Ajo që thash, më dëgjon mua që flas.

Rakipllari: Po, që s’kam qëndrim.

Shehaj: Jo mor vlla, vendimi i ShBA-së është një vendim politik nga ana e Departamentit të Shtetit, nuk është dënuar Sali Berisha për korrupsion. Si më thua mua ti që nuk mban qëndrim?

A është dënuar Sali Berisha për korrupsion?

Rakiplllari: Jo!

Shehaj: Atëherë nuk më thua dot mua që je i pabesueshëm kur flet për korrupsionin.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment