Aktualitet

Nxorrën pllaka dekorative në malin e Tomorrit/ Shpallet në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama, arrestohen bashkëpunëtori i tij dhe një punëtor (EMRAT)

Selim Qama mësohet se është babai i deputetit të opozitës, Klajdi Qama. Ai është shpallur në kërkim pasi firma që kishte nën administrim nxirrte gurë dekorativë nga mali i Tomorrit në mënyrë të jashtëligjshme, ndërkohë që ishte pezulluar edhe licenca. Nuk ka munguar edhe një reagim nga Klajdi Qama, i cili shprehet se për këtë çështje do të flasë, sapo të njihet me hetimet.
Featured image of article: Nxorrën pllaka dekorative në malin e Tomorrit/ Shpallet në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama, arrestohen bashkëpunëtori i tij dhe një punëtor (EMRAT) Klajdi Qama, deputet

BERAT- Shpallet në kërkim 61-vjeçari Selim Qama, babai i deputetit të opozitës së re, Klajdi Qama. 61-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi është administratori i një firme që nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme në Malin e Tomorrit. 61-vjeçari vijonte aktivitetin, ndërkohë që licenca e subjektit që ai drejtonte ishte pezulluar.

Sakaq, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij në biznes, 26-vjeçarin me inciale D.L dhe punëtorin e firmës,  40 vjeçarin me iniciale S.K. Edhe këta të fundit akuzohen se në dy mjete pa targa kanë ngarkuar pllaka dekorative, të cilat janë nxjerrë nga Mali i Tomorrit. Të tre personat akuzohen se materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Mbi të tre persona rëndojnë veprat penale: “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e njoftimin e Policisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputeti, Klajdi Qama, i cili shprehet se për këtë çështje do të flasë, sapo të njihet me hetimet.

Klajdi Qama, hyri në Kuvend nga listat shumëemërore të LSI, pasi deputetët e opozitës dorëzuan mandatet në shkurt të 2019. Qama ishte pjesë e listave për deputetë në qarkun e Beratit. Por, ai ka qenë në herët i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.  Kjo vepër penale konsiderohet si e rehabilituar dhe nuk i sjell probleme për mandatin.

J.V/Dosja.al

  • 09:40

    Nxirrte pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit/ Shpallet në kërkim babai i deputetit të opozitës së re, arrestohen 2 të tjerë (EMRAT)

    Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama, i cili është babai i deputetit të opozitës së re, Klajdi Qama. 61-vjeçari akuzohet se nëpërmjet kompanisë së tij  ushtronte aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Malin e Tomorrit. Ndërkohë, Qamës i ishte pezulluar licenca.

    Sakaq, policia ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale D. L. bashkëpunëtorin e Qamës, i cili ishte administrator në këtë firmë. Po kështu, është arrestuar edhe punonjësi i këtij subkjeti 40-vjeçari me iniciale S. K..

    Njoftimi i Policisë:

    Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit. Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

    Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtij subjekti është shpallur në kërkim.

    Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    •D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë”;

  • 12:26

    I ati në kërkim, flet deputeti Klajdi Qama: Do flasim pasi të njihemi me hetimet, lajmin e mora vesh nga mediet

    Klajdi Qama

    Deputeti i opozitës së re, Klajdi Qama ka deklaruar se për shpalljen në kërkim të babait të tij, do të flasë pasi të njihet me hetimet. Ai ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmi që po qarkullon në media.

    “Lajmin e mora vesh nga mediet. Çdo gjë është e pavërtetë, presim mbylljen e hetimeve. Do flasim pasi të njihemi me hetimet. “, u shpreh ai për Report Tv.

Shto Koment