Bota

Shpallet “FËMIJA I VITIT”/ Shkencëtarja 15-vjeçare intervistohet nga Angelina Jolie, vajza: Nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti

Që në moshën 10 vjeçare, Rao u spikat në fushën e shkencës ku zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë.
Featured image of article: Shpallet “FËMIJA I VITIT”/ Shkencëtarja 15-vjeçare intervistohet nga Angelina Jolie, vajza: Nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti

SHBA– Revista e njohur TIME ka shpallur fëmijën e vitit, shkencëtaren 15-vjeçare Gitanjali Rao. 15-vjeçarja nga Denver, Colorado me origjinë indiane ka shpikur teknologji të reja në një sërë fushash të ndryshme.  

Në një intervistë për aktoren e njohur Angelina Jolie, vajza ka treguar se qëllimi i saj ka qënë që të krijojnte pajisjet e saj për të zgjidhur problemet që ka bota.

Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin tim. Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka thënë 15-vjeçarja në intervistën me aktoren e famshme Angelina Jolie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që në moshën 10 vjeçare, Rao u spikat në fushën e shkencës ku zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë.

Rao u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por ajo arriti ti merrte zemrën jurisë pasi kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur deri  tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

(a.b/ kle.mu./dosja.al)

Shto Koment