Rajoni

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi, kryeson Gjukanoviç

Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", 27 deputetë, koalicioni, "Paqja është kombi ynë"- 10 dhe koalicioni "E zeza në të bardhë” katër vende.
Featured image of article: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi, kryeson Gjukanoviç Foto Ilustruese

MAL I ZI- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi ka shpallur ditën e sotme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit.

Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni, “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende.

Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e fituan: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht. Për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur shumicën në parlament. Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse. Ndërkohë, liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Avazoviçit, formuan qeverinë e re.

Burimi: republika.mk

(A.K.dosja.al)

Shto Koment