Showbiz

“Showbizi është një bordello”, Sabiani flet pas klipit erotik: Nxorra mllefin tim, shpirti shitet për lekë

I pyetur se çfarë ka dashur të përcjellë me këtë klip, Sabiani tha se fjala ‘bordello’ në këtë klip ka kuptimin e një njeriu që shitet.
Featured image of article: “Showbizi është një bordello”, Sabiani flet pas klipit erotik: Nxorra mllefin tim, shpirti shitet për lekë Sabiani

TIRANË– Këngëtari shqiptar Sabiani ka folur rreth klipit të tij të fundit “Big Bordello”, ku në sy binte edhe prezenca e Shkëndije Mujës që njohet për format e saj.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Sabiani u shpreh se showbizi shqiptar është vërtet një bordello. I pyetur se çfarë ka dashur të përcjellë me këtë klip, Sabiani tha se fjala ‘bordello’ në këtë klip ka kuptimin e një njeriu që shitet.

“Ne jemi brenda një bordelloje të madhe, jetojmë çdo ditë këtu. Ky klip është një mllef i vogël për atë çfarë jetojmë çdo ditë. Tregu muzikor është vërtet një shtëpi publike. Mllefin e kam me jetën, por nuk është se kan ndodnjë personazh në vetvete.

Më është bërë një gjë e zymtë që se kuptoj as vetë. Shpirti shitet me lekë, çdo gjë ka një vlerë,”- tha këngëtari ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment